Google ADS

Eminem reagon pas kritikave se ishte tallur me sulmin në Manchester

22:03 | 23 Janar 2020
A. B.

Reperi i famshëm botëror, Eminem ka pak ditë që ka lansuar albumin e ri muzkor me titull “Music to be murdered by”.

E  një këngë reperi pranoi edhe kritika të shumta, ai u akuzua se ishte tallur me sulmin në Manchester, në koncertin e Ariana Grandes, shkruan portali arbresh.info

Në Twitter kishin ‘shpërthyer’ kritikat e fansave, të cilët reaguan ashpër pasi dëgjuan vargjet, me të cilat pretendohej se ai u tall me sulmin e 2017-ës që ndodhi në Manchester.

Por, pas gjithë këtyre kritikave më në fund Eminem vendosi të dalë me një deklaratë publike, për të sqaruar gjithçka.

Duke e filluar letrën me “të nderuar dëgjues të butë”, muzikanti tha: “Në botën e sotme vrasja është bërë aq e zakonshme saqë ne jemi një shoqëri e fiksuar dhe e magjepsur prej saj”.

“Unë mendova pse të mos bëj një sport për të, dhe vrasje mbi rrahje. Kështu që para se të hidhni armën, ju lutem më lejoni të shpjegoj.

“Ky album nuk është bërë për t’u përfolur. Nëse ju ofendoheni lehtësisht ose nuk jeni të mërzitur në britmat e vrasjeve të përgjakshme, kjo mund të mos jetë koleksioni për ju.

“Disa zgjedhje janë krijuar për të tronditur ndërgjegjen, e cila mund të shkaktojë veprim pozitiv. Fatkeqësisht, errësira ka rënë me të vërtetë mbi ne.

“Kështu që ju e shihni, vrasja në këtë rast nuk është gjithmonë fjalë për fjalë, as e këndshme. Këto bare janë menduar vetëm për thikat më të mprehta në sirtar.

“Për viktimat e këtij albumi, ju mund të pushoni në paqe. Për pjesën tjetër, ju lutemi dëgjoni më nga afër herën tjetër. Mirëmëngjes!

“Me simpatinë më të thellë, Eminem”, ka përfunduar letrën e tij reperi i famshëm.

Së bashku me përmendjen e koncertit të Ariana Grandes në këngën “Unaccommodating”, gjatë së njëjtës strofë, Eminem adreson edhe grindjen e tij të vazhdueshme me kolegun e tij muzikant, Machine Gun Kelly. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme