Google ADS

Eminem përdor dizajnin e Bim Bimmës në album (FOTO)

18:42 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Kjo është ballina e albumit të Eminem “The Eminem show”, i cili në kopertinën e tij bart punimin e një shqiptari.

Ishte artisti Granit Bunjaku, ai i cili e fitoi garën që punimi i tij të jetë në kopertinën e albumit të yllit botëror.

Por ky dizajn fillimisht ishte ideuar dhe nisur për reperin Bim Bimma dhe kopertinën e albumit të tij “BIMA”.

“Mikrofoni revole ka qenë i destinum të jetë dizajn i CD diskut. M’ka pelqy se përshkruan figurativën e teksteve tmija! Fjalët plumba! Zani këmbeza, dhe mikrofoni arma qe kam”, tha Bim Bimma duke shpjeguar se fillimisht dizajni kishte disa ndryshime.

Gjatë atë asaj kohe ishte ylli Eminem që kishte hapur një konkurs për artistë të rinjë dhe dizajni fitues do të shfaqej në kopertinën e albumit të tij.

“Pikërisht dizajnin që po punohej për albumin tim, Graniti donte ta dërgonte në konkurim! Pasi që unë e zgjodha për album dhe më pyeti se a do ishte ok ta dërgonte në konkurim dhe me shumë kënaqësi isha dakord që të konkurojë një artist i Kosovës, Zgjedhje e përkryer! Shpresoj që të fitosh! Dhe fitoi…” shtoi BimBimma ne vazhdim.

Meqenëse ai dizajn përshkruan deri në perfeksion atë çfarë është BimBima është kur flitet për fjalët që shkruan në muzikë dhe ka vendosur që ai dizajn përjetësisht të jetë në trupin e tij duke e bërë tatuazh.

unknown_1501684186-2190966

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme