Ikona e hip hopit, Eminem, së fundi ka treguar se sa krenar është me të arriturat e vajzës së tij.
Reperi i njohur është shfaqur në emisionin “Hot Boxin with Mike Tyson” ku diskutoi për jetën e tij personale dhe vajzën e tij, shkruan “The Sun”, transmeton portali arbresh.info
Ai ka treguar se nuk mund të ishte më i lumtur, pasi vajza e tij 24 vjeçare mbaroi studimet në Universitetin Shtetërorë të Michiganit.
“Nuk ka fëmijë”, është përgjigjur reperi lidhur me vajzën e tij, Hailie Jade Scott, duke thënë më tej: “Ajo ka një të dashur dhe po kalon shumë mirë”.
“Ajo më ka bërë krenar sigurisht, ajo është diplomuar në universitet”, ka thënë Eminem për vajzën e tij, e cila ka studiuar psikologji.
Kujtojmë se vajza e tij tashmë është në një marrëdhënie afatgjatë me Evan, me të cilin raportohet se ajo u takua teksa studionte. / arbresh.info/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...