Google ADS

Eminem padit partinë qeverisëse të Zelandës së Re

09:44 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Eminem ka dërguar partinë qeverisëse të Zelandës së Re në gjykatë për shkak të muzikës së përdorur në një reklamë të fushatës.

Reperi amerikan thotë se kënga, e përdorur në vitin 2014 nga Partia Nacionale, ishte një version i pa licencuar i Lose Yourself, një nga hitet më të mëdha, transmeton portali arbresh.info.

Por, avokatët e partisë argumentojnë që nuk ishte në të vërtetë Lose Yourself, por një muzikë e quajtur Eminem-esque që është sjellur nga një librari muzike.

Ndërkohë avokati i Eight Mile Style, Gary Williams ka thënë që përdorimi i muzikës ishte shkelje e të drejtave të autorit.

Rasti pritet të vazhdojë për gjashtë ditë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme