Reperi i njohur Eminem është shprehur se nuk e ka problem edhe nëse humbet gjysmën e fansave të tij për shkak të Trump.
Reperi i Detroit ka qenë i zëshëm në kritikat e tij për Trump në muajt e fundit, duke thënë se ai nuk interesohet për Amerikën dhe se i ka zhgënjyer mbështetësit e tij.
Tetorin e vitit të kaluar Eminem goditi presidentin amerikan me një këngë rep duke u thënë fansave që të zgjidhnin nëse ishin me Trump apo me të. Gjatë një interviste për Billboard tha se nuk i intereson edhe nëse ka humbur gjysmën e fansave, pasi ka ngritur një kauzë për të cilën ka pasur të drejtë.
“Në fund të ditës, edhe nëse do të humbisja gjysmën e bazës së fansave atëherë le të jetë kështu, sepse une ndjej se kam ngritur një gjë për të cilën kam pasur të drejtë dhe jam në anën e drejtë të saj.”/lapsi.al/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç