Albumi surprizë i Eminem preku disa reperë të njohur si Machine Gun Kelly, Tyler dhe The Creator.
Në projektin e fundit muzikor “Lucky you” që është pjesë e albumit flitej se Eminem ka sulmuar reperin Drake. Por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.
Në një intervistë për MTV, Eminem tha: “Unë nuk kam asgjë kundër Drake, as nuk besoj se do të kem ndonjëherë, pasi që e respektoj shumë, sidomos pas një gjëje shumë të madhe që ka bërë për një nga vajzat e mia. Drake bën muzikë të mirë dhe askush nuk mund ta mohojë këtë. Unë thjesht kam thënë se asnjëherë nuk do të lejoj që dikush tjetër t’i shkruajë tekstet e mia, e ka shumë artistë e reperë që e bëjnë këtë.”
Kohët e fundit, Eminem ka filluar të merret me reperen Iggy Azalea, të cilën e ka ofenduar rëndë në këngën e tij “Killshot”.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...