Google ADS

Emina Çunmulaj uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit

16:32 | 28 Nëntor 2020
A. B.

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është shumë e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe mesazhet motivuese për ndjekësit e saj, shkruan portali arbresh.info

E sot për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, ka uruar shqiptarët kudo që gjinden.

“Mburru populli im, kudo te jeni ngritni flamurin”, ka shkruar Emina brenda fotografisë së publikuar.

Kujtojmë se, sot shënohen tri ngjarje të rëndësishme: Dita e Flamurit, datëlindja e legjendarit Adem Jashari dhe dalja për herë të parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme