Emina Çunmulaj: Unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeç (VIDEO)

12:10 | 5 Gusht 2017
Arbresh.info

Emina tregon detaje mbi fëmijërinë e saj në malësinë e Tuzit Modelja e njohur nga Mali i Zi, Emina Cunmulaj disa ditë më parë përmes një aksioni humanitar ka ndihmuar familjet në nevojë në Shkodër.

Pas aksionit Çunmulaj ka rrëfyer emocionet e saj në një intervistë për “Tirana Today”. “Nuk dija se çka të prisja, ku do shkoja, në ça familje do hija. Por, në mënyrë naive, mbase duhet ta kisha përgatit veten. Sepse është tepër emocionuese kur sheh një nanë në moshë që jeton në atë varfëri”, ka thënë Emina. Modelja shqiptare ka treguar detaje edhe mbi fëmijërinë e saj në malësinë e Tuzit dhe vështirësitë në vitet e para të karrierës në Itali. “Emina ka qënë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeç. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani. A kam vuajtur për fukarallik? Jo, s’kam vujt, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qënë 15 vjeçare në Itali, kam në një dhomë me 5 vajza dhe kam hangër ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ça kam pa” ka thënë Emina./21Media

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme