Google ADS

Emina Çunmulaj kritikon presidentin Trump

09:08 | 6 Prill 2019
A. B.

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është gjithmonë e komentuar në media lidhur me jetën dhe karrierën e saj.

Ajo është e martuar prej vitesh me milionerin iranian, Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza, shkruan portali arbresh.info.

Emina së fundmi është nervozuar se ka ngelur në trafik dhe për këtë arsyje ajo ka kritikuar rënë presidentin e SHBA-ve,  Donald Trump.

“I dashur Trump… Më duhet t’i marr fëmijët e mi… Dhe për shkakun tënd më duhet që së paku 2 orë të pres  në trafik.. As nuk mund të parkohem e as të eci në këmbë. Vërtetë?!!!”, janë fjalët e saj drejtuar Trump-it.

Ndryshe, Cunmulaj për momentin nuk është duke punuar për momentin në rrafshin e modës, kohën e saj të çmuar po ia ofron familjen dhe vajzave të saj bukuroshe, Ella dhe Mia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme