Emina Cunmulaj, vajza shqiptare që është një modele shumë e njohur edhe në SHBA, ka folur për herë të parë në një program televiziv shqiptar, përkatësisht në “Wake Up” në “Top Channel” (në një lidhje me Skype), ku ka treguar gjithçka mbi jetën që bën atje duke nisur që nga marrëdhënia me sipërmarrësin e njohur, njëkohësisht bashkëshortin e saj Sam Nazarian dhe vogëlushen e saj Ella Faria, si dhe disa sekrete për profesionin.
Emina ka rrëfyer se po, bashkëshorti i saj është “boss” ashtu siç komentojnë shumë media, por nga ana tjetër ai është një njeri shumë i thjeshtë që ndihmon njerëzit në nevojë dhe gjithçka e bën me shumë zemër. “Ai gjithçka e bën me zemër dhe në favor të të tjerëve, ndaj e mbështes në gjithçka merr përsipër”, – është shprehur Emina, duke mos e mohuar në asnjë çast se ajo bën një jetë luksi që nuk ka shumë rëndësi sepse me rëndësi është shëndeti dhe lumturia familjare.
Për sa i përket modelingut, ajo është shprehur se i pëlqejnë markat serioze, kurrë nuk ka dashur të jetë një modele e “Victoria Secret” sepse e quan këtë shumë komerciale dhe aspak profesionale. Emina zbuloi se do të jetë e pranishme në “New York Fashion Week” në muajin shtator dhe se mezi po e pret këtë mundësi të re në modeling.
Ajo u ka bërë thirrje gjitha vajzave të kujdesen për trupin e tyre që ato të jenë të lumtura, por jo për të arritur trupat e modeleve, sepse ato sakrifikojnë vërtet shumë për ato forma që kanë.
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...