Emily Ratajkowski vjen me poza joshëse

22:46 | 15 Maj 2021
Arbresh.info

Ajo para dy muajve është bërë nënë për herë të parë.

Dhe Emily Ratajkowski po shfaqet në top formë, duke sjell kështu postime të shumta në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) bukuroshja brune ka arritur të ngjall reagime të fansave, me disa fotografi që publikoi.

29-vjeçarja zgjodhi që të vishet me disa palë bikini, të cilat posedonin ngjyra të ndryshme.

Me këtë rast modelja theksoi format e tonifikuara trupore, për të cilat është përkujdesur shumë edhe gjatë shtatzënisë.

Me një makijazh të thjeshtë dhe flokët e kapura lart kokës, Emily mori me qindra komente pozitive.

Përndryshe, Emily së bashku me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard ndajnë së bashku një djalë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme