Google ADS

Emily Ratajkowski më provokuese se kurrë, promovon linjën e saj të re të bikineve

12:44 | 22 Prill 2020
A. B.

Emily Ratajkowski është një nga modelet dhe aktoret, e cila merr vëmendje për çdo fotografi që e poston në rrjete sociale.

Në rrjetin social të saj Instagram, ajo numëron rreth 26 milionë ndjekës të cilët vazhdimisht e mbështesin atë, shkruan portali arbresh.info

Modelja 28-vjeçare, pozoi atraktive para një pasqyre, e cila njëherësh ishte duke promovuar linjën e saj të re të bikineve.

Fotografia është shkrepur në banjë, teksa Emily mban të lëshuara flokët në mënyrë natyrale dhe ka bashkangjitur makijazh me ngjyrë të lehtë.

Ndryshe në një prononcim të mëhershëm, ajo ishte shprehur se vitin e kaluar ishte ballafaquar me depresion, pasi që edhe nëna e saj po kalonte në një rrugë të vështirë shëndetësore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme