Google ADS

Emily Ratajkovski me muaj të mjaltit të pazakontë: Në mes të një shkretëtirë në një udhëtim romantik

12:23 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Ajo tronditi mbarë opinionin e botës së industrisë së modës me lajmin se ishte martuar.

Emily Ratajkovski, modelja 25-vjeçare ka kurorëzuar lidhjen disamujore me Sebastian Bear-McClellardin.

Dyshja befasoi me zgjedhjen për destinacionin e muajit të mjaltit. Ajo dhe aktori aktualisht janë në mes të një shkretëtirë në një udhëtim romantik.

Dhe në vend të valëve tradicionale të detit, plazheve me rërë, Emily dhe Sebastian udhëtuan në rizoma luksoze në mes të shkretëtirës.

Në një hotel në të cilin shpenzimet brenda natës kushtojnë rreth shtatëmijë euro, mysafirët kanë në dispozicion pishina private, saunë, masazhe, banjë mjekësore.

Përndryshe, Emili ka qenë një nga modelet më atraktive për vite dhe nuk është parë kurrë në shoqërinë të një mashkulli

Në fillim të shkurtit, ajo papritmas u shfaq në krah të një mashkulli me cilën u martua disa ditë më vonë.

Ikona e modës nuk ka investuar shumë në këtë akt ceremonial sepse u martuan në një sallë me dy dëshmitarë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme