Google ADS

Emeli Sande do të përformojë në Shqipëri

13:35 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Këngëtarja skoceze Emeli Sande do të përformojë në Shqipëri për herë të parë, shkruan portali arbresh.info

Ajo do të mbajë koncert në Tiranë më 29 nëntor në kuadër të festimeve të përvjetorit të pavarësisë.

“Jam e ngazëllyer që do të përformoj për herë të parë në Shqipëri dhe të marr pjesë në celebrimet e Netëve të Bardha të Tiranës më 29 nëntor 2017”, shkruan ajo.

Sande përveç që njihet për një zë të mrekullueshëm ajo ka shkruar edhe për artistë të tjerë. Njihet me këgnët “My kind of love”, “Nex to me”, “Hurts” etj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme