Na ka lënë pa fjalë investigimi ynë mbi lëvizjet e fundit të Elvana Gjatës në bizneset e saj jashtë muzikës. A ju kujtohet buja e madhe me të cilën inaguroi pak javë më parë dyqanin e saj “Altar”?
Sipas dokumentave të depozituata në QKR, faksimile të të cilave po i publikon edhe “Panorama”, mësohet se Elvana pak ditë më parë e ka shitur këtë biznes. Dhe nuk ka shitur pjesë të aksioneve të saj, por 100% të aksioneve. Siç dihet, dyqani i saj shiste dhe jepte me qira fustane nusesh dhe fustane mbrëmjesh, të dizenjuara nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti. Vëmendja që mori ky lloj biznesi, i cili tashmë është shumë i përhapur në Tiranë, dhe preferohet kryesisht nga personazhet VIP, ishte sidomos për faktin se pronare e këtij aktiviteti ishte Elvana Gjata.
Emri i Elvanës i garantonte sukses të plotë këtij brandi të ri në Tiranë. Siç shihet edhe nga ekstraktet e QKRsë, Elvana ka shitur të gjitha aksionet e saj më 24 janar 2017 dhe ky ndryshim është pasqyruar në dokumenta më 8.2.2017. Elvana ishte bërë pronare me letra e këtij biznesi, në gusht të vitit të kaluar, pasi kuotat zotëroheshin nga nëna e saj. Ndërkohë, shtija e kuotave te një vajzë që nuk është familjare e saj, ngre shumë pikëpyetje. Meqenëse Elvana nuk ka dashur asnjëherë të prononcohet për mediat, ne përpiqemi të sigurojmë informacione nga të tjerë. Disa nga shpjegimet që na japin në këtë rast, është se Elvanës i duhet të heqë dorë nga çdo lloj biznesi tjetër, nëse do t’i përkushtohet një karriere ndërkombëtare. Por kjo nuk vlen si arsyetim, pasi aktualisht Elvana ka aksione edhe në dy biznese të tjera, njëri nga të cilët është “Proper Pizza”, ku ka 35% të aksioneve, ndërkohë që Flor Mumajesi ka 51% të aksioneve.
Një tjetër version që japin të afërm të saj, është se Elvana ka gjetur një partner shumë të pasur dhe mbase biznesi i fustaneve mund të jetë diçka tepër modeste në krahasim me ambiciet dhe mundësitë më të mëdha që mund të ketë në këto momente. Gjithsesi, të gjitha këto mbeten hipoteza për aq kohë sa vetë këngëtarja nuk jep shpjegime se cila ka qenë arsyeja që e ka bërë të heqë dorë nga një biznes, të cilin e reklamoi fuqishëm vetëm pak javë më parë.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...