Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka publikuar së fundmi një foto në rrjetet sociale. E veshur me koleksionin e dizajneres italiane Alberta Ferreti, Gjata shkoi në eventin “Class Event”, ku u bë prezantimi i koleksionit të fustaneve gala, të stiluara nga Valdrin Sahiti.
Por syrit tonë të mprehtë nuk i shpëtoi një detaj nga makina “Benz”, nga ku zbriti Elvana, siç shihet edhe në foton e publikuara nga vetë ajo. Dhe është pikërisht emri i një prej manjatëve arabë që kanë vënë një pasuri të çmendur në Rusi.
“Ziyad Manasir,”- shkruhet me ngjyrë të bardhë buzë derës së pasme të mjetit luksoz në ngjyrë të zezë.
Ziyad Manaseer (Manasir) është CEO i “Manaser Group”, një kompani që ka zënë vend në fushën e ndërtimeve, rikonstruktimeve dhe të karburanteve, si një prej më cilësoreve.
Manaseer njihet edhe si një olikarg rus dhe është listuar nga revista “Forbes“, në vitin 2015 krah bilionerëve me një pasuri prej $1.1B.
Ai lindi në Jordan dhe shkoi në Rusi si një student, e tashmë nga aty udhëton në të gjithë botën me jahtet e tij private dhe superluksoze. Manasir e nisi karrierën e tij me blerjen e shitjen e kompjuterave dhe makinave, ndërsa më vonë filloi të tregtonte fosfor të verdhë, lëndë druri dhe produkte të naftës. Në mesin e viteve 1990 ai bleu një fabrikë ndërtimi në Tyumen dhe filloi ndërtimin e banesave për punëtorët e Gazprom atje.
Por ç’e lidh këngëtaren shqiptare Elvana Gjata me një oligark rus, që shfaqet mjaft krenare teksa pozon duke zbritur nga makina që mban emrin e manjatit Ziyad Manasir?
Të jetë kjo një makinë e personalizuar për biznemenin mjaft të fuqishëm?
Por edhe nëse është kështu, si ka rënë në duart e Elvanës, diçka e bërë personalisht për dikë tjetër?!
Kujtojmë që vetëm një vit më parë publiku u njoh me të fejuarin biznesmen të Elvana Gjatës, Ervin Mata. Ky zbulim erdhi pas përfshirjes së Matës në vrasjen e ndodhur në ish-Bllok mbrëmjen e 4 tetorit 2018, ku i vdekur mbeti Fabian Gaxha. Pas këtyre lajmeve, mediat filluan të shkruanin se ishte pikërisht Ervin Mata ai që i siguronte jetën e luksit këngëtares shqiptare.
Helikopterët privatë, udhëtimet në të gjithë botën dhe karriera në Amerikë e shumë gjëra të tjera që bënte këngëtarja paguheshin nga Ervin Mata që zyrtarisht nuk rezulton të ketë biznese, por që njihet në Shqipëri si një person me shumë para dhe i fuqishëm.
Mos ndoshta edhe pas kësaj dhurate që mban emrin e manjatit të naftës fshihet i fejuari i këngëtares Elvana Gjata?dosja
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...