Këngëtarja Elvana Gjata, pas një pauze të shkurtër, mbrëmë me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është kthyer me një koncert privat të organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj.
Ajo ka interpretuar disa këngë të saj ‘live’ mirëpo edhe disa nga këngët më të dëgjuara ndër vite si ajo ‘Mora fjalë’ nga Shkurte Fejza e ‘Baresha’ e Nexhmije Pagarushë.
Duhet kujtuar se ajo sot i ka shkruar disa fjalë në Instagram, kështu duke i falënderuar të gjithë të pranishmit e në veçanti Anita Muçajn-Haradinajn.
“Oj Kosove e dashur qe me dhuron veç dashni… Fjalet nuk me mjaftojne per te shprehur mirenjohjen qe kam per ju, por mbreme ne koncertin per nder te Pavaresise, jam ndjere si kurre ndonjehere, si ne shtepine time..E lumtur per te gjithe ju qe ishit mbreme te pranishem ne koncert. Mirenjohje per ate qe beri te mundur kete event, faleminderit Anita Haradinaj per punen e jashtezakoshme dhe mbeshtetjen tende ne realizimin e ketij eventi. @amucaj ”, ishin fjalët e saj ndërsa në vazhdim ua sjellim videon në të cilën mund ta dëgjoni duke e kënduar ‘live’./lajmi.net/
instagram.com/p/Bt__OTwFY-7/?utm_source=ig_embed
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?