Google ADS

Elvana Gjata ”elektrizoi” Prishtinën

23:42 | 14 Korrik 2018
A. B.

Elvana Gjata ka performuar para një numri të madh fansash tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Ajo ka performuar hitet e saj më të njohura, ndërsa atmosfera ishte në maksimum, shkruan portali arbresh.info.

Për ta dëgjuar nga afër atë, ishin mbledhur numër i madh i fansave të këngëtares, të cilët po këndonin këngët bashkë me të.

Elvana këndoi disa prej hiteve të saja më të reja, ndërsa performanca u përcoll  nga balerinët e saj profesionistë.

Portali arbresh.info ka siguruar disa video nga atmosfera e konceritit të Elvanës.

Emisioni n’ZOOM ishte e pranishme dhe ditëve në vazhdim do ju sjell atmosferën dhe intervistën ekskluzive me këngëtarën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme