Sigurisht që pas “Forever is over” nuk do ta linte me kaq.
Kjo sepse Elvana Gjata i ka synimet e qarta për të rrëmbyer suksesin ndërkombëtar në muzikë. Pas bashkëpunimit që bëri shumë zhurmë , me Poo Bear dhe David Guetta, 30 vjeçarja ka “shigjetuar” të radhës për bashkëpunim.
Me siguri nuk ua merr mendja cili është ai. Ledri Vula, i cili më parë ka bashkëpunuar me Flori Muamjesin, tani do të vijë me një bashkëpunim me Elvana Gjatën. Burime të sigurta pranë këngëtarëve kanë zbuluar se ata të dy do të vijnë këtë herë bashkë.
Kështu Ledri nuk është vetëm mashkulli i preferuar i femrave por edhe reperi i preferuar nga femrat për bashkëpunim. Mjafton të kujtojmë këtu bashkëpunimet e tij me Dafina Zeqirin apo Era Istrefin, dy këngëtare që kanë arritur të depërtojnë në muzikën ndërkombëtare. Radha është e Elvanës.
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...