pas rikthimit të saj në Shqipëri këngëtarja Elvana Gjata ka qenë mjaft aktive dhe e pranishme në tregun muzikor, si me klipet e reja ashtu edhe me koncerte në qytete të ndryshme, madje edhe në Kosovë.
Klipi i saj më i fundit “Mike” i ardhur në bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu ka patur një inpakt mjaft pozitiv duke u pëlqyer nga publiku.
Por duket se Elvana është duke përgatitur një projekt krejtësisht ndryshe nga cfarë ka bërë deri më sot.
Siç dihet ajo ka përfunduar studimet e larta në Tiranë për regjisurë, profesion që i ka shërbyer edhe në klipet e saj duke kujtuar aftësinë interpretative.
Gazeta Express shkruan se së bashku me mikun e saj të ngushtë komedianin Ermal Mamaqi, ata do të vijnë në një komedi romantike me metrazh të gjatë.
“Dy gisht mjalt” titullohet filmi, i cili ka nisur xhirimet dhe ku do shohim Ermalin dhe Elvanën në rolin e dy të dashuruarve që do të jenë dhe protagonistët e filmit.
Xhirimet po kryen në jug të vendit dhe në Tiranë, ndërkohë që Express ka zbuluar edhe një pjesë të kastit që do të jetë pjesë.
Bëhet fjalë për emra mjaft të njohur si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Marjana Kondi si dhe një rikthim në skenë të aktorit të njohur Koco Devole, pas vitesh mungese në film apo teatër.
Nuk dihet ende se kur do të shfaqet në kinema, por këtë herë vërtetë do e shohimndryshe këngëtaren e njohur.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën