Publiku shqiptar ka mirëpritur mini albumin e këngëtares së talentuar shqiptare, Elvana Gjatës.
Artistja, e cila tashmë ka bërë edhe debutimin e saj në mbarë botën, solli për fansat e saj, minialbumin “3”, të cilin e ka përcjellë me shumë ndjenjë dhe emocion.
Edhe pse përmban në total 6 këngë, duke se fansat kanë preferuar më shumë dy projekte muzikore, të cilët janë “Më Fal” dhe “Vec nje pike”.
Këto dy këngë janë votuar më shumë nga fansat, duke bërë që të jenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe duke u renditur në “Top 5”. Ndër këto dy këngë, duket se më e preferuar mbetet “Me Fal”, e cila ka mundur të mbajë kreun e “The Top List” për dy javë rresht.
Gjatë kësaj jave, “Me Fal” dhe “Veç një pikë” renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të 5-të, pozicione këto mjaft të rëndësishme për listën, e cila përbëhet nga 100 këngë./TCH/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...