Britanikët nuk i kursyen kritikat ndaj Harry e Meghan, që sipas tyre patën luksin e marrjes së katër avionëve privatë në pak ditë.
Por, është Elton John që u doli në mbrojtje dukëve të Sussex, duke thënë se një prej tyre ua ka ofruar ai dhe ishte me emetim të ulët anhidrid karboni. “Jam tepër i tronditur nga fjalët e këqija në media për qëndrimin e dukëve në shtëpinë time në Nice javën e kaluar. Për të ruajtur privatësinë e tyre u ofruam një avion privat. U siguruam që fluturimi i tyre të ishte me emetim zero, për të mbështetur angazhimin e princit Harry për ruajtjen e ambientit”.
Edhe prezantuesja amerikane Ellen DeGeneres u doli në mbrojtje: “Unë dhe Portia (De Rossi, aktore dhe bashkëshortja e saj) takuam princin Harry dhe Meghan në Angli për të folur për punën e tyre për ruajtjen e faunës së egër. Ishin njerëzit më modestë dhe të dhimbsur që kam njohur. Imagjino të sulmohesh për gjithçka që bën, kur çdo gjë që kërkon të bësh është në të mirë të përmirësimit të botës”.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...