Google ADS

Ellen Page akuzon Brett Ratner për ‘sjellje homofobike dhe abuzive’

20:14 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ellen Page ka diskutuar përvojën e saj me sjellje abuzive dhe sjellje të pahijshme seksuale në Hollywood në një post të gjatë në Facebook, duke akuzuar një regjisor të paidentifikuar për përkëdhelje të këmbës dhe Brett Ratner për homofobi ndaj saj në shesh xhirimin e X-Men: The Last Stand kur ishte 18 vjeç.

“Duhet ta pallosh për ta bërë atë të kuptojë se është homoseksuale”, thotë ajo t’i ketë thënë Ratner, një kolegeje tjetër, derisa ishte ajo vetë e pranishme, duke dhënë hollësi mbi ndikimin mendor që kishte incidenti, transmeton portali arbresh.info

Ndryshe nga akuzat e fundme të aktoreve që janë bërë kohëve të fundit, ato të Page nuk janë për sjelljen seksuale të meshkujve, por për homofobinë dhe gjuhën abuzive të Ratner.

Ajo gjithashtu i referohej një incidenti të veçantë me një njeri tjetër që i kishte futur këmbën nën tavolinë dhe kishte filluar t’ia ledhatonte këmbën./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme