Ellen DeGeneres ka thënë se po ndihet 100% vetja, gjersa po shërohet në shtëpi nga Covid-19, por ka folur për një simptomë agonizuese.
“Një gjë që nuk ta thonë është se ka një dhimbje të jashtëzakonshme shpine”, ka thënë prezantuesja e famshme në një video në Tëitter, transmeton portali arbresh.info
“Nuk e dija atë si simptomë, por kam folur me njerëz të tjerë, dhimbja e shpinës”.
“Kush e dinte? Si ndodhi kjo?” tha DeGeneres. “Dhimbje shpine. E keqe”.
Duke u shfaqur e tërhequr me një zë pak të dobësuar, DeGeneres bëri një copë komike në të cilën luajti Connect Four.
DeGeneres zbuloi një javë më parë se ishte infektuar me virusin.
Shfaqja e saj ka ndaluar prodhimin deri pas pushimeve.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rendisin dhimbjet e trupit në përgjithësi si një simptomë COVID-19 dhe disa mjekë kanë vërejtur dhimbje shpine tek ata që janë pozitivë./arbresh.info/
A little update. pic.twitter.com/9OkFHkiKRc
— Ellen DeGeneres (@TheEllenShow) December 16, 2020
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta