Këngëtarja dhe arkitektja e njohur, Eliza Hoxha, ka tash e sa muaj që në oborrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ka instaluar një instalacion.
Bëhet fjalë për një plis të konstruktuar nga antenat satelitore, të cilat në një lloj forme promovojnë edhe kulturën e vendit.
Eliza është edhe një adhuruese e fotografisë, pasion me të cilin është marrë që në rininë e saj të hershme.
Së fundmi, ajo ka realizuar një pozë shumë interesante pranë instalacionit të saj, ku shfaqet mjaft elegante me një pallto të kuqe dhe plis në kokë.
“Unë, puna ime dhe plisi”, ka shkruar këngëtarja dhe arkitektja Hoxha në mbishkrimin e fotografisë.
Pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë përgëzuar për stilin e saj.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor që ajo solli ishte kënga “Peng”, të cilën e interpretoi në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, në dhjetor të vitit të kaluar.
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...