Eliza Dushku bëhet nënë për herë të parë në moshën 38-vjeçare

10:34 | 2 Gusht 2019
A. B.

Ajo është një ndër aktoret më të famshme shqiptare në botën e kinematografisë amerikane të filmit.

Bëhet fjalë për Eliza Dushkun, e cila tashmë është bërë nënë për herë të parë në moshën 38-vjeçare pas martesës së fshehtë gjashtë muaj më parë.

Aktorja hollivudiane këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar një fotografi të bashkëshortit dhe djalit të sapolindur.

Zeshkania së bashku me burrin, afaristin Peter Palandijanin kanë vendosur që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin Philip Bourne.

https://www.instagram.com/p/B0pFjMrnqhB/

“A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar ndër të tjerash ylli shqiptar i kinematografisë amerikane.

Fotoja është shoqëruar me qindra komente dhe në sy bie ai i bashkëshortit të aktores, i cili e falënderon atë për sjelljen në jetë të djalit të tyre. “Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, shkruan ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme