Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Elita së fundi është duke i kaluar disa ditë të mira pushimi në Turqi, shkruan portali arbresh.info
Ajo ka shkuar në një vizitë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’.
Rudi ka ndarë me ndjekësit disa pamje në InstaStory, derisa tregon se ka provuar edhe një hamburger.
Elita ka treguar se ky hamburger kushton plot 65 euro, meqë i është kërkuar nga fansat.
Në një video tjetër në InstaStory, Elita thotë se nuk ishte asgjë më shumë përveç se i mbështjellë me ari.
“Është thjesht një hamburger i mbështjellë me folje ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”, tha Rudi.
Bashkëshortja e reperit Gjiko ka publikuar edhe faturën e plotë, që në total i ka kushtuar 293 euro. /arbresh.info
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit