Elita Rudi në veshjen tradicionale shqiptare: Nuse Dukagjini

13:29 | 30 Janar 2022
Përparim Bublaku

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi është ndër femrat më të komentuara të showbizz-it shqiptar dhe një ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Moderatorja bën postime të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 900 mijë ndjekës.

Edhe së fundmi, Elita mahniti fansat e saj teksa pozoi e veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Prezantuesja gjakovare dukej plot shkëlqim në imazhin dhe video që publikoi, ndërsa mori komente të shumta pozitive nga ana e miqve dhe fansave të saj të shumtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme