Gjatë mbrëmjes të së premtes, një objekt banesor në lagjen Mati 1 në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi edhe zëdhënësja e rajonit policor në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar por vetëm disa dëme materiale.
Dëshmitarë të kësaj fatkeqësie ishin shumë njerëz pranë objektit, e njëri ndër ta edhe reperi i njohur, Elinel.
Ky i fundit publikoi në InstaStory një video nga vendi i ngjarjes, ku tregonte banesën e kapluar nga flakët.
“Ishalla dëmet janë vetëm materiale”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e videos.
Dhe fatmirësisht këto lutje rezultuan ashtu siç Elinel ishte shprehur, ngase nga ngjarja në fjalë nuk pati asnjë të lënduar.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...