Këngëtarja shqiptare, Eli Fara ka publikuar një ripërpunim të këngës popullore ‘Mbolla një bahce’, në klipin e së cilës shfaqet si një princeshë e vërtetë.
Ajo ka zgjedhur që të përshtatet me një fustan jeshil dhe me një aksesor dekorues në kokë, që e bën të duket si yjet e filmave vizatimorë.
Ajo e publikoi një pjesë të klipit në Instagram ku shpreh mirënjohje për stafin: “Vij këtë herë me një këngë burimore tradicionale shqiptare për tu mburrur me muzikën tonë folklorike, e buruar nga shpirti me kaq elegancë dhe finesë, ngrohtësi, në një ndërtim harmonik të pakrahasuar zërash.Unik!!
Klipi sjell bukurinë, traditën e qytetit tim, Korçës! Përfshirë muzikantët virtuoze.. Kostumet popullore të zonës .. Ansambli i valleve popullore Skënderbeu përfaqësuar denjësisht nga brezi i ri!!! Një falenderim të veçantë për të gjithë bashkëpuntorët!”.
Me paraqitjen e saj, 50-vjecarja ka treguar se vitet nuk tregojnë asgjë për të, pasi vazhdon të ketë pamje rinore.
Nuk është hera e parë që ajo e prezanton veten si një femër sharmante dhe plot klas.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...