Elgit Doda së shpejti me projekt të ri

15:58 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Këngëtari nga Shqipëria, Elgit Doda ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri.

Ai bëri të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Instagramit se kënga titullohet ‘Nuk ke faj’ dhe është punuar nga O2MusicRecord, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq, Elgit njihet edhe si tekstshkrues i shumë këngëve të kolegëve të tij.

Ai është i përfolur edhe për jetën e tij private, Elgit është në lidhje me prezantuesen e njohur Klea Huta./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BhOpI9QjaUJ/?taken-by=elgitdoda

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme