Ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Eleni Foureira ka mbajtur një koncert gjigant në Tiranë.
Ajo mblodhi mijëra shqiptarë në sheshin “Skënderbej”, para të cilëve performoi hitet e saj ndër vite.
Foureira bashkë me familjen e saj emigruan në Greqi kur ajo ishte shumë e vogël, shtet ky në të cilin ajo ka zhvilluar karrierën si këngëtare.
Këtë vit ajo madje përfaqësoi edhe Qipron në “Eurovision” me këngën “Fuego”, duke u renditur e dyta.
Të gjithë jemi të informuar mbi gjendjen e rëndë që mbizotëroi këto ditë në Athinë, ku dhjetëra hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri.
Dëmet që u shkaktuan ishin vërtetë të mëdha, dhe për tu dalë në ndihmë njerëzve janë vënë në funksion të gjitha njësitë e shtetit.
Edhe këngëtarja shqiptare ka vendosur t’iu ndihmojë qytetarëve të Athinës me aq sa mundet.
Përmes një njoftimi të bërë në InstaStory, Foureira ka bërë të ditur se do t’i dhurojë të ardhurat nga koncerti i saj në Tiranë, për tu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë e fundit në Athinë.
“Në kohët më të vështira për Greqinë ndodhem jashtë. Por mendja dhe zemra ime janë me ju që po kaloni momente kaq të vështira. E vetmja që mund të bëj është të lutem dhe të ofroj të ardhurat e tre koncerteve të mija të fundit”, ka shkruar Eleni.
Përndryshe, gjatë ardhjes në Tiranë, këngëtarja është pritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në shenjë mirënjohje për kontributin e saj artistik, i ka dhuruar asaj çelësin e qytetit. /Telegrafi/Arbresh.info
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin