Google ADS

Eleni Foureira sqaron pse Shqipëria nuk i dha 12 pikë

21:05 | 14 Maj 2018
Trina Galanxhi

Eleni Foureira bëri që e gjithë Evropa të brohortiste dhe të kërcente nën ritmin e këngës së saj “Fuego”, duke fituar vendin e dytë në Qipro, në garën e 63-të të Eurovision.

Këngëtarja u kthye mbrëmë në Greqi ku u prit nga familjarët e saj, fansat dhe gazetarët.

Foureira u shpreh e kënaqur me këngën me të cilën Shqipëria u përfaqësua në Eurovision.

E pyetur nga gazetarët grekë, se pse nuk i dha 12 pikë nga Shqipëria, këngëtarja u përgjigj se në Eurovision këtë vit morën pjesë në total 3 shqiptarë dhe pikët duhet të ndaheshin.

https://www.youtube.com/watch?v=iGg5MekbluY

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme