Këngëtarja me origjinë shqiptare në Greqi, Eleni Foureira ka folur për herë të parë pas Eurovisionit, ku zuri vendin e dytë si përfaqësuese e Qipros.
Në një intervistë për mediat greke, ajo u është përgjigjur kritikëve që thanë se në Eurovision duhet të përfaqësojë Shqipërinë dhe jo Qipron, për shkak të origjinës së saj, shkruan tvklan.al.
“Në kaq shumë emisione më trajtuan si fundërrinë që ta bënin lajm dite, duke thënë gjëra të pavërteta. M’u kthye kundër i gjithë vendi që unë dua. Ata më lënduan, jo grekët. Të gjithë ata që dikur më bënë të kisha frikë dhe të më vinte turp të thoja kush isha, nuk do t’ia dalin të më bëjnë që të urrej Greqinë”.
Eleni i ktheu përgjigje edhe politikanes greke Rachil Makri, e cila kishte folur kundër saj.
“Doli dhe tha që unë harxhoja paratë e Greqisë, sepse u rrita këtu. Unë punoj në këtë vend dhe jap një përqindje të madhe të të ardhurave të mia. Nuk kam vjedhur asnjë lek nga shteti. Paguaj ERT-në (televizioni shtetëror grek) bashkë me të gjithë grekët e tjerë, dhe ditën që unë këndoja ERT arriti 70% të audiencës. Nga paratë e mia paguhej znj.Makri kur ishte deputete”.
Sa i përket kritikave ndaj Shqipërisë nga mediat greke, për faktin pse vendi ynë i dha 10 pikë dhe jo 12 pikë të plota në Eurovision, Eleni Foureira u shpreh se llogaridhënia në këtë rast duhet të nisë fillimisht nga Greqia, që i dha vetëm 7 pikë.
“Nëse këto pikë ishin raciste, atëherë më vjen shumë keq. Ky vlerësim dëmtoi më shumë Qipron se sa mua. Gazetarët më pyetën nëse u mërzita që Shqipëria më dha 10 pikë dhe jo 12. Askush nuk më pyeti përse Greqia më dha 7 pikë në gjysmëfinale. Një sistem i tërë po përpiqet që të tregojë gjëra të cilat nuk ekzistojnë”, tha Eleni Foureira.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...