Google ADS

“El Anillo”, J.Lo me një klip provokues

18:00 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Jennifer Lopez ditë më parë e ka publikuar videoklipin e këngës “El Anillo”, të cilën e intepreton në spanjisht.

Në klipin e këngës këngëtarja është paraqitur jashtëzakonisht atraktive, ndërsa videoja i referohet lidhjes së saj me Alex Rodriguez.

Edhe teksti i këngës flet për një romancë, ndërsa ata që e kanë dëgjuar kanë bërë paralele me lidhjen e vet J.Lo.

Martesa është tema e këngës, ndërsa Lopez në video paraqitet në rolin e një mbretëreshe.

“Është ndoshta një prej videoklipeve të mia më të preferuara që kam bërë ndonjëherë. Është në një nivel tjetër dhe më pëlqen shumë”.

“Ideja është që femrat të ndihen si mbretëresha, ta kuptojnë këtë dhe ta trajtojnë veten si të tilla”, ka thënë këngëtarja në lidhje me klipin.

Jennifer ishte tejet joshëse edhe gjatë performancës së saj në ‘Latin Billboard Awards 2018’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme