Shkumbin Istrefi i cili ishte për vite me radhë producent i serialit vendor ‘Kafeneja Jonë’ ka dhënë dorëheqje.
Ai këtë gjë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info vet Shkumbini i cili tha se nuk bën pjesë më në atë serial ngase shumë probleme e kanë karakterizuar atë.
Shkumbinin do e zëvendësoj aktori Fatos Kryeziu.
Ai në një prononcim për arbresh.info ka bërë të ditur që do xhirohen 40 episode të reja që do jepen për transmetim çdo javë në një televizion nacional.
Ende nuk kanë arritur marrëveshje se në cilin konkretisht, por ajo që dihet është që po rikthehen aktorët e pëlqyer.
Përndryshe, seriali vendor komik ‘Kafeneja Jonë’ është karakterizuar me probleme të shumta me buxhet duke i detyruar të largohen nga RTK, nga platforma online gjirafa.com dhe tani nga RTV 21. /Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...