Shkumbin Istrefi i cili ishte për vite me radhë producent i serialit vendor ‘Kafeneja Jonë’ ka dhënë dorëheqje.
Ai këtë gjë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info vet Shkumbini i cili tha se nuk bën pjesë më në atë serial ngase shumë probleme e kanë karakterizuar atë.
Shkumbinin do e zëvendësoj aktori Fatos Kryeziu.
Ai në një prononcim për arbresh.info ka bërë të ditur që do xhirohen 40 episode të reja që do jepen për transmetim çdo javë në një televizion nacional.
Ende nuk kanë arritur marrëveshje se në cilin konkretisht, por ajo që dihet është që po rikthehen aktorët e pëlqyer.
Përndryshe, seriali vendor komik ‘Kafeneja Jonë’ është karakterizuar me probleme të shumta me buxhet duke i detyruar të largohen nga RTK, nga platforma online gjirafa.com dhe tani nga RTV 21. /Arbresh.info
Deputeti i AAK-së: Nuk presim rezultat nga takimi me preside...
Trumpi mund të shkojë në Stamboll të premten nëse sheh progr...
Sot në Prishtinë nis festivali Polip
Edi Rama del i pari, edhe me mbështetjen e diasporës, duke m...
Sonte Kastrioti-Besa sprovojnë forcat në duelin e tretë të g...
Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të d...