Menjëherë pas postimit të këngës së re, filluan klikimet e shumta dhe kënga po pëlqehej shumë, por diçka shkoi keq.
Bëhet fjalë për Engjëllusha Salihun e cila po akuzohet nga këngëtarja e njohur turke Derya Ulug për vjedhje të këngës.
Këngëtarja turke në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë këngën e Engjëllushes ‘Kanagjegji’ dhe ka shkruar “Një këngë e lançuar dje në Shqipëri ka marrë muzikën dhe miksimin e këngës time ‘Canavar’ dhe për këtë unë jo vetëm nuk jam respektuar si autore por edhe nuk më është paguar asgjë. Unë do të përdor të gjitha rrugët e drejtësisë që personat që kanë vjedhur të paguajnë për këtë që kanë bërë!”
Pas kësaj, e kontaktuar nga Arbresh.info, Engjëllusha tregoi se është në dijeni për këtë fakt dhe po ndihet shumë keq, pasi ajo nuk e ka ditur që muzika e kësaj kënge ishte e njejtë me atë të këngëtares turke, për këtë gjë të gjithë fajin ia hedh produksionit.
”Une e kam parë shkrimin e Derya Ulug dhe jam ndier e shokuar, sinqerisht nuk kam qenë në dijeni për një gjë të tillë, i gjithë faji është i producentëve që e kanë realizuar këngën time, për momentin realizuesit e këngës janë duke biseduar me bashkëpunëtorët e këngëtares turke, por që akoma nuk është arritur ndonjë përfundim”, tha Engjëllusha
Ndryshe, këngëtarja tregoi se është shumë aktive me mbrëmje të ndryshme dhe se në përfundim të verës do e lansoj një baladë./Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=WSLiSrWCJKQ
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...