Einxhelit i mbetet hatri me Fifin: “Nuk zgjidhen gjërat me një kërkim falje”

12:35 | 10 Nëntor 2021
A. B.

Mbrëmë dy këngëtaret që janë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, Filloreta Raçi e njohur si “Fifi” dhe Semi Jaupaj i dhanë fund hatërmbetjeve me njëra-tjetrën.

Por, mikesha e Fifit, Einxhel Shkira e cila gjithashtu është pjesë e “BBV” ka hatërmbetje me Fifin, për arsye se kjo e fundit nuk i ka folur gjatë kohës kur rrinte me Semin.

Einxheli ka folur me Donaldin dhe i ka treguar se gjërat nuk lahen thjesht duke kërkuar falje, ndërsa ka vënë në dukje sjelljen e distancuar të Fifit nga ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme