Pas kritikave të shumta për dukjen në dasmën e kunatës ka ardhur edhe reagimi i Einxhel Shkires.
Ajo përmes një Instastory ka thënë se për të, të gjitha ngjyrat janë njësoj.
Në ceremoninë e martesës së motrës së partnerit të saj, DJ Dagz, Einxhel u shfaq me një fustan të zi.
“Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku dashuria dhe respekti që ke për njerëzit tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di cila është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt për dikë, por unë jam më shumë me idenë që këto të dyja tregohen me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit,” u shpreh Einxhel.
“Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq, rozë e të tjerë e të tjerë e që nuk durojnë dot njëra-tjetrën. Ndaj preferoj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time dhe të më dojë,” shtoi ajo.
“Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli. Unë doja lejla, por format e mia trupore nuk ishin gati dhe kunata më sugjeroi të ziun,” përfundoi moderatorja.
Kujtojmë se në një intervistë javë më pare moderatorja u shpreh se do të ketë dasëm por duke bërë shaka tha pasi t’i humbet disa kile pasi pas shtatzënisë ka shtuar shumë peshë./Arbresh.info/
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...