Einxhel Shkira mohon lajmet e shtatzënisë

19:42 | 30 Korrik 2022
K.B

Së fundmi Prive raportoi sërish se moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira, është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Megjithatë, prezantuesja ka reaguar menjëherë pas këtyre lajmeve duke i hedhur poshtë këto aludime.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale sekuenca nga filmi “14 vjeç dhëndër”, ku në një anë ka ironizuar me shkrimet e nga ana tjetër ka mohuar edhe lajmin e shtatzënisë.

E pas një sërë videosh të shkëputura nga filmi, ajo në fund tha: “Morali fabulës: Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme