Akorja e njohur Egla Ceno, së fundmi në rrugëtimin e saj në Big Brother Vip Albania ka rrëfyer se si është ngacmuar seksualisht kur kishte aplikuar për punë nga Saimir Kodra.
Lidhur me këtë Eglës i ka dal në mbrojtje ish banorja e këtij formati, Einxhel Shkira.
Ajo e ka përgëzuar Eglën për guximin.
“Kjo qe tha do guxim dhe me sa duket ky guxim nuk i mungon asaj as para gjithë botes”, ka shkruar Einxhel në reagimin e saj, përcjell Arbresh.info
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe moderatori i emisionit investigativ “STOP”, Saimir Kodra, i cili deklaratën e Eglës e quajti një skenar të shëmtuar.
Ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë Cenon, ndërsa i shpreh se e ka paditur penalisht për këtë deklaratë.
“Keni vënë re se aty zihen për flokësh, zihen me nënë e me babë. Pse më përmend mua babën që është jashtë. Ndërkohë që unë nuk jam as nëna e as baba e asnjërit. Nuk dua t’i përgjigjem asaj se e vetmja përgjigje kësaj aktoreje të dobët, të një skenari po kaq të dobët të ndërtuar në atë format, do i përgjigjet ajo dhe unë në Gjykatë”, u shpreh ai.
Kodra theksoi:
“Nga sot kjo deklaratë e saj është në gjykatën Penale. Ajo, si e ka ajo, Ceno duhet të sjellë prova materiale që të vërtetojë që, këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune të ofruar”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...