Einxhel Shkira nisi lidhje dashurie me Dj Dagz gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
Dyshja po vazhdojnë akoma të jenë çift, duke kaluar momente të bukura së bashku.
Në “Wake Up” ishte e ftuar Einxhel dhe në lidhje direkte ishte motra e Dagzit, Aurora, të cilat folën për marrëdhënien e tyre.
Aurora tha se është e ngjashme me Einxhel.
Aurora: Unë jam person i cili lexon shumë informata dhe kam qenë gjithmonë pro dhe kam parë dicka tek Einxhel, ashtu siç ka parë dhe Arbri. Prej fillimit e kam ditur se do ketë diçka. Duke patur parasysh se çfarë karakteri ka dhe sa e fortë është, edhe të tregojmë ndjenja para të gjithë shqiptarisë, kështu që nëse e ka lëshuar murin që kishte para vetes, unë si femër që ngjasoj shumë me Einxhelin, e kam parë këtë mesazh dhe ashtu sic e interpretoj unë është e vërteta. Einxhel shumë faleminderit që ka dalë ashtu se sa herë e thoja më thonin shumë romantike.
Einxhel: Unë nuk e kam ditur që kishte filluar suportin ndaj meje shumë më përpara se unë të kërkoja një lidhje me Dagzin, e falenderoj për çdo fjalë që ka thënë, por edhe që në asnjë moment nuk ka bërë atë motrën që okej ma mërziti vëllain, nuk është gjë. Ka ditur të lexojë si një vajzë dhe të kuptojë arsyen e stepjes time si dhe ka vlerësuar forcën time.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...