Një debat i ashpër ka nisur mes Donald Veshaj dhe Einxhel Shkirës në Big Brother VIP pasi dëgjuan se çfarë kanë thënë për njëri-tjetrin.
Donaldi u acarua keq me Einxhelin që përmendi jetën e tij jashtë shtëpisë së BBV dhe kërkoi të dinte se çfarë ka bërë ajo jashtë ndërsa i theksoi se ka qenë punonjësja e tij.
Për herë të parë, të dy kanë zbuluar versionin e tyre të historisë se përse i kanë dhënë fund bashkëpunimit të tyre.
Einxhel: Kam bërë aksident dhe e dini shumë mirë. Pas 5 ditësh, ti dhe vëllai jot më keni dërguar mesazh që jam pushuar nga puna për moskorrektesë. Kam cdo gjë të faktuar me mesazhe. Jeni treguar aq të padrejtë që kur nuk më paguat. Mendimet e juaja tek sponsorat që do isha prezent dhe ju kam thënë, të jetë për sponsora, bëj emisionin tim jo tëndin.
Donald: Po pse se bën?
Einxhel: Se nuk ma do qejfi. Përpiqu të mos gënjesh se i kam mesazhet dhe i kam ruajtur se e kam ditur se ke hapur gojën.
Donald: Më ka bërë përshtypje korrektësia në punë. Po e them se nuk do e kisha thënë kurrë. Einxheli ka qenë një person jo korrekt.
Einxhel: Kjo është gënjeshtër. Mos guxo të mashtrosh në sy të të gjithë njerëzve.
Donald: Pse ke frikë ta dëgjosh?
Einxhel: Nuk të lejoj se je duke gënjyer.
Donald: Ishte një njeri që vazhdimisht vinte vonë në punë. Një ditë të bukur, pasi kjo gjëja u bë problem situata në punë dhe kishte problem që rrinte shumë natën dhe nuk vinte dot. Einxheli kishte një punë që vinte 2-3 ditë në javë.
Einxhel: Kam ardhur cdo ditë për 3 muaj rresht dhe nuk më keni dhënë asnjë kacidhe.
Donald: Vjen një moment që nuk më dëgjonte dhe një ditë e lashë laksative që duhet të vinte në orar dhe më dërgon foto një pasqyrë dhe syrin e nxirë. Unë jam ai njeriu që kam shkuar në punë me këmbën gjak dhe të rrjepur sepse e doja atë punë. Ti je njeri që nuk ke edukatë pune, merresh vetëm me fjalë. Romeo të lutem nxirr fotot të keqen vëllai.
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?