Egla Ceno nuk u përjashtua nga Big Brother? Del videoja që tregon se ndodhet akoma në shtëpi

14:49 | 1 Prill 2024
A Z

Egla Ceno u skualifikua ditën e djeshme (e diel) nga Big Brother VIP Albania 3.

Një ‘zarf i zi’ mbërriti në shtëpi, në të cilin thuhej se aktorja u përjashtua për shkak të rastit të fundit me Meriton Mjekiqin si dhe për ofendimet që ka bërë këto kohë.

Megjithatë, një ‘promo’ e publikuar në faqen zyrtare të Big Brother tregon se ajo ndodhet ende në shtëpi.

Videoja, që u shpërnda në Instagram, mori reagime menjëherë nga ndjekësit e këtij formati.

Shumë besuan se ishte gënjeshtër dhe se do të rikthehet sërish në shtëpinë e famshme.

Veprimet e Eglës në këtë insert duken të dyshimta, në një ambient tërësisht të ri.

“Unë jam Ok”, ka shkruar ajo në tokë.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë të martën gjatë spektaklit. /Telegrafi/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme