Efi solli në shtëpi një histori të vjetër, Luizi reagon: Po i hedh benzinë zjarrit

22:51 | 15 Prill 2023
Diellza Gashi

Në Prime-in e kaluar, gjatë publicitetit, Efi pati një përplasje me Dean. Ajo foli me tone kërcënuese.

Kurse sot në spektakël vendosi ta zbuloi arsyen e atyre “kërcënimeve” kundrejt Deas, shkruan arbresh.info.

Sipas Efit, është një ngjarje që ka ndodhur kur kishte ndodhur dasma e Luizit dhe Kiarës, ku Dea dhe Amos kishin vendosur që të mos merrnin pjesë.

Duke shtuar se kur kishte dal nga shtëpia e kishte parë një skenë ku Amosi i kishte thënë Deas se ata do e merrnin Luizin ta lidhnin në një pyll dhe t’i vinin zjarrin me benzinë në pishinë.

“Atë gjënë unë e kam parë jashtë, jo këtu brenda në shtëpi. Kur ta marrë vesh Luizi se çfarë ka thënë, ai do merret vetëm me Dean. Nuk e kam për asgjë tjetër”, tha ajo.

Menjëherë bëri replikë Luizi, duke thënë se kjo temë është e diskutuar dhe e ka dëgjuar me veshët e tij, madje ai nuk e fajësoi aspak Dean, sepse sipas tij këtë muhabet e ka bërë Amosi.

“E kemi diskutuar këtë gjë. Këtë e ka thënë Amos, jo Dea. Nuk ka ndonjë gjë të keqe që ajo ka qeshur”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme