Efi Dhedhes tejet elegante në paraqitjen e fundit në Instagram

22:09 | 22 Shtator 2024
E.G

Efi Dhedhes ka mahnitur me disa fotografi të fundit të publikuara në Instagram.

Ish banorja e Big Brother VIP Albania, është shfaqur tejet elegante duke pozuar me një fustan të gjatë e të lirshëm.

Ngjyra e fustanit që veshi ajo përkon edhe me stinën, derisa korseja i tregonte elegancën e supeve dhe linjat e përkryera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Efi (@efi.dhedhes)

Flokët i kishte stiluar në një mënyrë të veçantë, që ia theksonte vijat e bukura të fytyrës.

Ajo vendosi një qafore që i jepte përfundimin elegant kësaj paraqitjeje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme