Dje gjatë ditës, disa këngëtarë protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës, si shenjë pakënaqësie për mos organizimin e dasmave.
Një prej tyre ishte edhe Edona Llalloshi. Ajo ka treguar nëse është pro organizimit të dasmave edhe pas konfirmimit të 129 rasteve me COVID-19.
Edona Llalloshi ka thënë se do ta respektojë çdo vendim të cilin e merr Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë.
Thotë se arsyeja e vetme pse i është bashkangjitur kësaj proteste kanë qenë paqartësitë rreth mbajtjes apo mosmbajtjes së dasmave këtë vit.
“Arsyeja e vetme pse unë iu kam bashkangjitur disa kolegëve në shesh (edhe pse në thirrjen e parë disa ditë e kam kundërshtuar daljen me një status në fb dhe Instagram) kanë qenë telefonatat dhe paqartësitë e shumta rreth mbajtjes apo mosmbajtjes së dasmave këtë vit, sidomos për bashkëatdhetarët tanë. Ardhja këtë vit në vendlindje, për shumicën prej tyre varet nga ky fakt. Edhe dje në të gjitha intervistat kam thënë se do ta respektoj çdo vendim të cilin e merr Qeveria (Ministria)”, ka thënë Llalloshi.
Llaloshi thotë se duhet të vendoset për këtë çështje, ashtu që të mund të iu kthejë përgjigje atyre me të cilët ka marrëveshje për të iu kënduar në dasma.
“Ka shumë paqartësi dhe unë njerëzve me të cilët kam disa marrëveshje këtë vit që të iu kendojë në dasmë, më duhet të iu kthej një përgjigje. Besoj se edhe shumë kolegë të mi kanë të njejtat shqetësime. Mos të harrojmë (nëse janë kushtet) se edhe shumë biznese tjera varen nga ky vendim. A është në interes të Shtetit kjo apo jo, unë nuk e di. Komentet negative prej disa individëve nuk po më mërzisin, por deklaratat e disa njerëzve jo kompetent(madje me fyerje ndaj komunitetit muzikor), janë shqetësuese dhe tregojnë sa serioz jemi në punën që bëjmë”, thuhet në përgjigjet e saj drejtuar Expressit.
Ndërsa këngëtari Labinot Tahiri dje tha se ka pasur kontakt me më shumë se 10 mijë persona dhe nuk është infektuar me koronavirus.
“Vallahi burrë s’po di qysh me thënë, unë s’mora asnjë sëmundje. D.m.th se 10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di një që herdokur ka me dalë një njeri me ndikim ndërkombëtar në mbarë botën që ka me thënë që ky virus është rrenë. A jena qitu 20 veta bashkë? A po më kallxoni mas një jave a po smuhet najkush, nëse dikush infektohet nga unë që ju kam fol 10 mijë personave unë mbaj përgjegjësi për juve dhe shkoj në burg për juve”, tha Tahiri.
Tahiri deklaroi se nëse nuk hapen restorantet për organizimin e dasmave, ai do të këndojë jashtë Kosovës.
“Nëse vendosin që dasmat mos me u mbajtë, unë do të këndoj në Mal të Zi”, ka thënë ai.
Deklaratës së Tahirit i është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Sipas Zemajt, deklaratat e Tahirit se nuk ekziston koronavirusi kanë ardhur pas lirimit të masave.
“Jemi ballafaqu me këtë temë pas lirimit të masave, pra pas izolimit. Kjo sepse njerëzit kanë menduar që duhe të vazhdojnë jetën si më herët. Nga grupet e interesit është diskutuar kjo temë, se Covidi-19 është rrenë”, ka thënë Zemaj.
Madje, ministri është shprehur se edhe kryetarë të komunave thonë se Covid-19 nuk ekziston.
“Ka edhe kryetarë të komunave të cilët kanë thënë se koronavirusi nuk ekziston. Këto deklarata kanë ardhur nga grupe të ndryshme të interesit”, tha Zemaj.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza