Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova nis më 20 tetor

09:35 | 15 Tetor 2023
E.H

Tashmë është bërë publike se kur do të startoj edicioni i dytë i spektaklit Big Brother Vip Kosova.

Ka qenë moderatori Alaudin Hamiti ai i cili e bëri të ditur datën e saktë të fillimit të BBVK2, shkruan Arbresh.info.

20 tetor që i bie ditë e premte, do të jetë prime i parë i edicionit të dytë të BBVK, dhe këtë zyrtarisht e ka thënë Alaudini në një intervistë për Prive.

Opinionist këtë sezon do të jenë Bledi Made dhe Anita Haradinaj.

Ndërsa spekulohet se ndër personazhet që do të futen në shtëpinë e madhe janë: Monika Salihu, Edona James, Gani Germia, Linda Halimi, Ard Gashi e Mirdon Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme