Google ADS

Edicioni i 30-të “Flaka e Janarit 2021” fillon nga data 23 – 27 janar

10:22 | 13 Janar 2021
A. B.

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka njoftuar për datën e fillimit të edicionit të jashtëzakonshëm të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2021”.

Ngjarje e madhe kulturore kjo që mbahet në kuadër të manifestimit më unik mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2021”, shkruan portali arbresh.info

Për shkak të pandemisë edicioni i 30-të, pra jubilar i Flakës, do të mbahet nga data 23 – 27 janar 2021, duke respektuar të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”, i menduar shumë e shumë vite më parë, që në 70-tat, me koncept të qartësuar që atëbotë në qarqet kulturore e veçmas ato skenike, i riinciuar si projekt pak a shumë i kondicionuar që më parë të dështojë për shkak të një situate të rëndë politike, që në vitin 1991, ndonëse në forma e fizionomi kamerale, do të nisë e vazhdojë për të gjitha këto vite të Flakës së Janarit, që nga viti 1999 do të shndërrohet në një projekt të mirëfilltë, tamam ashtu siç ishte paraparë kaherë, si njëra ndër shtyllat më të forta të manifestimit mbarëkombëtar të saj, me të gjitha elementet e një evenimenti unik e kredibil dhe me një qëllim e gjakim të vetkutpueshëm: që ta stimulojë e ndihmojë në zhvillimin e dramaturgjisë shqipe, të inkurajojë e nxisë shkrimtarët / dramaturgët. Me këtë hap, u realizua edhe një synim që e kishin aktorët, regjisorët, letrarët, shkrimtarët gjilanas e mbarëkombëtar: Beqir Musliu, Musa Ramadani, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Ramadan Musliu, Sabit Rrustemi.
Megjithëse në kushte pandemie, edicioni i 30-të, pra jubilar i Flakës, do të mbahet nga data 23 – 27 janar 2021, duke respektuar të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK.
Ky është programi i këtij edicioni.
DO T’KETË DRAMË.
Mbarësi! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme